Lokalizohet zjarri që kërcënonte manastirin “Treskavec” në Prilep

Maqedonia

Lokalizohet zjarri që kërcënonte manastirin “Treskavec” në Prilep

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 12:36
“Treskavec” në Prilep

Është shuar zjarri që dje dhe mbrëmë gjatë natës kërcënoi manastirin “Treskavec” afër Prilepit. Sipas Stanko Koleski, shef i njësisë zjarrfikëse të Prilepit, mbi 100 vullnetarë janë paraqitur në thirrje dhe në orët e hershme të mëgjesit zjarri është shuar.

Megjithatë, disa flakë të zjarrit ende janë aktive në pjesën e ulët, drejt fshatit Gorno Sello dhe Mramorani.

“Në rajonin e Prilepit ende janë aktive dy zjarre të mëdha. Njëri është në zonën e fshatrave Bonçe dhe Krushevicë. Atje janë kapluar 150 hektarë pyje të përziera dhe terreni është vështirë i kalueshëm. Tashmë pesë-gjashtë ditë është aktiv edhe zjarri rreth fshatit Nikodin të Prilepit. Atje janë kapluar rreth 250 hektarë pyje. Dje u invervenua me helikopter të ARM-së, ndërsa sot pritet të arrijnë kanderë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim”, tha Koleski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat