Shkarkohet Saliu nga posti i DMSH-së, në vend të tij vjen Xhaferovski

Maqedonia

Shkarkohet Saliu nga posti i DMSH-së, në vend të tij vjen Xhaferovski

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 13:14
Shaban Saliu

Shaban Saliu sot në mëngjes ka marrë vendimin se më nuk është drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), ndërsa në vendin e tij ka ardhur Adnan Xhaferovski.

Informacionin e ka konfirmuar Saliu, i cili ka deklaruar se nuk do të jetë në DMSH dhe se do të fillojë të punojë si avokat apo profesor në universitetin MIT.

Adnan Xhaferoski është anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së nga viti 2013. Arsimi i tij i lartë është nga fusha e biznesit, shkencat politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Ai vjen në krye të institucionit i cili kohëve të fundit, shpesh është kritikuar për punën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat