Turqit e Maqedonisë: Ligji për gjuhët rënon karakterin unitar të shtetit

Maqedonia

Turqit e Maqedonisë: Ligji për gjuhët rënon karakterin unitar të shtetit

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 21:56
Partia Demokratike e Turqve

Partia Demokratike e Turqve (Türk Demokratik Partisi), pjesë e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja përmes një kumtese të lëshuar për mediat ka dalë kundër zyrtarizimit të shqipes në Maqedoni, që sipas kësaj partie, kjo godet karakterin unitar të shtetit.

Më tej në këtë kumunikatë thuhet se kjo parti është kundër dhënies së të drejtave ekskluzive vetëm të një komuniteti pasi një veprim i tillë e rënon Kushtetutën duke shtuar se do të angazhohen për një Maqedoni të fortë dhe unitare.

Të kujtojmë se kjo parti,  publikisht doli edhe kundër Platformës së Partive Politike Shqiptare.

Përmes kësaj komunikate, PDT-ja  ka shprehur shqetësim për aktivitetet për krijimin e zgjidhjeve ligjore që thellësisht godasin karakterin unitar të shtetit dhe janë zgjidhje binacionale, duke aluduar tek deklarata e Partive Politike Shqiptare.

“Duke pasur parasysh preambulën në Kushtetutën e Maqedonisë në të cilën thuhet se përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë janë të definuara si pjesë të popullit shqiptar, turq, rom, serb…. në Maqedoni, dhënia e të drejtave ekskluzive të një bashkësie etnike rrënon kushtetutën, që garanton barabarësi të qytetarëve…Nga kjo duhet kuptuar reagimet e pjesëtarëve të komunitetit turk që këto zgjidhje i vlerësojnë si manipulim i përkryer që mund të nxit tensione dhe konflikt me pasoja të mëdha për stabilitetin e vendit dhe rajon”, thuhet në komunikatën e kësaj partie. Sipas PDT këto zgjidhje janë të papranueshme, ndërsa theksohet angazhimi i tyre për Maqedoni të fortë unitare dhe prosperuese”, thuhet në kumunikatën e kësaj parti.

Lider tradicional i kësaj partie ka qenë Kenan Hasip me disa mandate si deputet, ndërsa lider i ri para disa muajve u zgjodh Bejxhan Iljaz, që ishte edhe ministër pa portofol në qeverinë teknike të udhëhequr nga Emil Dimitrievi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat