Bilall Kasami takohet me Ambasadorin e Iranit, Hossein Karimi

Maqedonia

Bilall Kasami takohet me Ambasadorin e Iranit, Hossein Karimi

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 22:47
Bilall Kasami dhe Hossein Karimi

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me Shefin e Kabinetit, Faton Fazliu dhe anëtarin e Kryesisë Qendrore, Nexhmedin Bajrami, kanë realizuar takim me Ambasadorin e Iranit, Shkëlqesinë e tij, Hossein Karimi.

Në këtë takim kryesisht është biseduar për situatën akutale politike në të cilën ndodhet Maqedonia, me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë thënë se do të vazhdojnë të jenë opozitë konstruktive, gjithnjë duke qenë zëri i shqiptarëve të Maqedonisë dhe kërkesave të tyre.

Të dyja palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat