Sot do të ndahen çmimet nga CIVIL për foto dhe video ngjarjet më të suksesshme

Maqedonia

Sot do të ndahen çmimet nga CIVIL për foto dhe video ngjarjet më të suksesshme

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 09:14
Organizata qytetare CIVIL

Organizata qytetare CIVIL sot do t’u ndajë çmimet për foto dhe video ngjarjet më të suksesshme, siç thonë, gazetareve dhe gazetarëve të shoqërisë civile prej dy muajve të kaluara.

Sipas organizatorëve, të gjitha pesë ngjarjet e shpërblyera në dy muajt e kaluara kanë shkaktuar reagime të zhurmshme, por gjithashtu, kanë kryer presion ndaj institucioneve për zgjidhjen e problemeve për të cilat flitet, prej shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të punëtorëve, deri tek temat për padrejtësi sociale, tejkalimet e autorizimeve dhe pakujdesi i institucioneve.

Nga CIVIL ju bën thirrje të gjitha qytetareve dhe qytetarëve të marrin pjesë në projekt “#Objekticivil” dhe të bëhen pjesë e familjes së madhe të gazetareve dhe gazetarëve të shoqërisë civile në mbarë botën, të cilët e ndryshojnë botën me aktivizimin e tyre, njofton AIM.

Objekti qytetar është projekt i CIVIL-it i cili për vitin e dytë me radhë u ofron mundësi qytetarëve dhe qytetareve t’i publikojnë ngjarjet e tyre lirshëm pa censurë. Projekti është financuar nga National Endowment for Democracy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat