Najçevska: Keqpërdorimi i ligjit nuk duhet bërë rregull

Maqedonia

Najçevska: Keqpërdorimi i ligjit nuk duhet bërë rregull

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 09:36
Mirjana Najçevska

Profesoresha universitare e së Drejtës, Mirjana Najçevska në profilin e saj në Facebook, ka shkruar katër pika me të cilën Kuvendi i Maqedonisë, duhet të vazhdojë punën më tutje, duke u bazuar sipas ligjit, me qëllim që të mos vazhdojë debati për shkarkimin e Zvrlevskit pafund. Ajo sugjeron kryekuvendarin Talat Xhaferin që të mos e zgjatë debatin pafund për shkarkimin e Zvrlevskit, prokurorit publik.

Najçevska në vijim paraqet katër rekomandimet.

Si profesoreshë universitare dhe doktore e shkencave juridike deklarojë se:

1. Shkarkimi i PP (Prokurorit Publik) në periudhën e zgjedhjeve të shpallura nuk është kundër ligjit.

2. Kërkesa e PDUKM (OBRM-PDUKM) për interpretim autentik të ligjit drejtuar Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi është kundër ligjit.

3. Zgjatje e pafund e seancës me çështje procedurale është në kundërshtim me Rregulloren e Punës dhe Ligjin për Kuvend dhe Talat Xhaferi patjetër të përfundojë (bazuar në mungesën e diskutimit bazik dhe në bazë të pengimit të dukshëm të punës së Kuvendit). Për më tepër, në bazë të ngjashmërisë (mutatis mutandi) duhet të zbatohen rregullat për miratimin e buxhetit dhe duhet të jepet një afat deri kur duhet të përfundojë diskutimi. Hapi i ardhshëm është votimi.

4. Përderisa deputetët e OBRM-PDUKM bllokojnë foltoren, kryetari i Parlamentit duhet thjesht të deklarojë situatën kur është i pamundur debati esencial dhe të bëjë thirrje për votim. Kush ka votuar, ka votuar, kush dëshiron të qëndrojë në foltore, është problemin e tij.

Abuzimi i ligjit nuk duhet të bëhet rregull dhe kjo nuk është shenjë e demokracisë, por e analfabetizmit, ka shkruar Najçevska në profilin e saj në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat