Vesel Memedi më i fuqishëm se Ali Ahmeti, për dy muaj në pushtet fitoi atë që BDI kërkon 15 vite

Maqedonia

Vesel Memedi më i fuqishëm se Ali Ahmeti, për dy muaj në pushtet fitoi atë që BDI kërkon 15 vite

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 16:04
Vesel Memedi

Pas dobësimit të BDI-së në zgjedhjet e fundit, për shqiptarët janë hapur dyert për udhëheqjen e institucioneve që deri dje ishin të paparamendueshme. Një prej tyre është edhe Enti Shtetëror i Statistikave, ku drejtor do të jetë Zirap Ademi i RDK-së së Vesel Memedit. Shqiptarët hoqën të zinjtë e ullirit tani e 15 vite me radhë në këtë institucion, kurse BDI vazhdimisht premtonte reformimin e ESH-së, nëse fiton “edhe një mandat”. Kurse Vesel Memedi vetëm me dy muaj në pushtet arriti ta marrë atë që Ahmeti se mori dot 15 vite.

Nëse analizohet logjikisht kjo rrjedhë e zhvillimeve, rezulton se BDI duhet të dobësohet edhe më tepër në zgjedhjet e ardhshme, që për shqiptarët të hapen dyert për të udhëhequr edhe shumë institucione tjera të rëndësishme. Ndryshe Zirap Ademi një kohë të gjatë është i punësuar profesional në këtë ent. Ai vjen nga fshati Çegran i Gostivarit, shkruan aktpress, portal i afërt me RDK-në. Me emërimin e Ademit, ndërpritet dominimi shumëvjeçar i VMRO-DPMNE-së në këtë institucion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat