Ish-kandidatja për deputete nga Çairi braktisë Lëvizjen BESA, ja kush është

Maqedonia

Ish-kandidatja për deputete nga Çairi braktisë Lëvizjen BESA, ja kush është

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 19:21
Miranda Ahmeti

Ditët e fundit shumë anëtarë, simpatizantë, eksponentë nga çdo qytet, të zhgënjyer nga qasjet demagogjike dhe jo parimore politike të Lëvizjes BESA, japin dorëheqje nga organet e kësaj partie. Pas dorëheqjes nga Dibra, Gostivari, Tetova, Çairi… sot përmes një statusi në FB , ka dhënë dorëheqje një nga kandidatet për deputet të Lëvzijes BESA në zgjedhjet e fundit parlamentare, një intelektuale e re nga Çairi, Miranda Ameti.

Statusi i plotë i Miranda Ametit:

Vendim dorëheqjeje Unë, Miranda Ameti sot mora vendimin tim për dorëheqje nga çdo aktivitet i Lëvizjes BESA. Si një aktiviste, e si një ish kandidate për deputete i këtij subjekti, shkurtimisht do t’i paraqes pakënaqësitë e mia ndaj këtij subjekti që më kërkoi besë e më la në harresë. Jam përpjekur me gjitha forcat e mia dhe ato të familjarëve të mij për promovimin e kësaj levizjeje si një subjekt i ri. Por, ndodhi ajo që çdoherë i druhesha,ndodhi ajo që çdoherë dyshoja, pas zgjedhjeve parlamentare Miranda Ameti nuk egziston më për këtë lëvizje. Ndoshta kaq ishte nevoja e tyre, ndoshta synimi i tyre ishte ky: pesë deputetë dhe aq ne tjerët të mbetemi në mëshirë të fatit. Me siguri atyre tash më nuk u intereson më si dikurë që ju interesonte se unë jam një pedagoge e diplomuar dhe e pa punësuar. Por me siguri kjo do ju interesojë përsëri sa po të afrohen zgjedhjet lokale. Gjithsesi unë me dorëheqjen time jap edhe një notë pakënaqësie dhe një këshillë për këtë subjekt… Kujdesuni për shokët e shoqet që vazhdojnë të jenë në këtë lëvizje, kujdesuni siç u kujdesën ata për ju dhe për suksesin e juaj. Shfrytëzoj rastin t’ju kërkojë falje të gjithëve atyre që unë personalisht i futa në këtë udhë duke menduar se ishte e drejtë dhe e saktë. Me respekt: M.A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat