Skandaloze/ Policët nga Tetova që siguruan ndeshjen e Super Kupës në Shkup si u lanë pa bukë e ujë?

Maqedonia

Skandaloze/ Policët nga Tetova që siguruan ndeshjen e Super Kupës në Shkup si u lanë pa bukë e ujë?

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 00:32
ilustrim

Policët nga Sekretariati i Brendshme të Tetovës që ishin pjesë e sigurimit të ndeshjes së së Super Kupës në Shkup dhe zonave përreth deri në orët e mëngjesit janë lënë pa bukë e ujë.

Ky shqetësim është alarmuar nga shumë policë, një pjesë e vogël e të cilëve mezi kanë gjetur një pike ujë, për të shuar etjen natën e ndeshjes spektakolare ku temperaturat ishin rreth 40 gradë Celsius.

Shqetësimi është bërë edhe nga aktivisti qytetar, Arianit Xhaferri nga EcoGuerilla, i cili i ka shkruar një porosi publike ministrit të brendshëm Oliver Spasovski, duke kërkuar përgjegjësi dhe llogari.

“Policët nga Tetova që siguruan Super kupën në Shkup u lane pa bukë e ujë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 2 të mëngjesit. A e di këtë zotëri Oliver Spasovsi? Edhe policët janë njerëz dhe duhet të kenë trajtim njerëzor.

Ministria e Brendshme në ndeshjen e Super Kupës mes Realit dhe Manchester United në stadiumin “Arena Telekom”  ndërmorri masa të forta sigurie, duke blinduar Shkupin dhe duke vendosur regjim i posaçëm i qarkullimit dhe këmbësorëve për rrugët në afërsi të stadiumit.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se prej orës 08:00 e deri në përfundim të ndeshjes deri më 9 gusht do të ketë kontroll të rreptë.

Në gatishmëri ishin 2 mijë forca policore, nga shumë stacione policore të vendit, përfshirë edhe njësitet speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat