Sot vazhdon seanca për shkarkimin e prokurorit publik

Maqedonia

Sot vazhdon seanca për shkarkimin e prokurorit publik

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 10:16
Marko Zvërlevski

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në mesditë do të vazhdojë seancën e gjashtë në të cilën diskutohet për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevski.

Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është dorëzuar nga Qeveria, për shkak të kryerjes së punës në mënyrë joligjore, jo efikase dhe jo profesionale. Gjithashtu në tekstin e propozimit për shkarkim ceket se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimet e tij ka treguar se nuk është i aftë ta kryej funksionin e prokurorit, si dhe për atë se nuk ka inicuar proces gjyqësor për raste të parapara me ligj.

SIpas deputetëve të OBRM-PDUKM-së, kërkesa e Qeverisë për shkarkim të prokurorit publik është e pabazë. Ata thirren në nenin 8 të Rregullores për zgjedhje, ku sipas tyre, thuhet se emërimi dhe shkarkimi i funksionarëve nuk guxon të ndodhë në kohë kur ka zgjedhje të shpallura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat