Debat me rastin e Ditës ndërkombëtare të rinisë

Maqedonia

Debat me rastin e Ditës ndërkombëtare të rinisë

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 10:17
Dita ndërkombëtare e rinisë

Sot, Agjencia për të rinj dhe sport në bashkëpunim me Këshillin rinor kombëtar të Maqedonisë, me rastin e ditës ndërkombëtare të rinisë, organizon debat dhe shoqërim te Parku i qytetit në Shkup.

Debati do t’i përkushtohet Garancës për të rinjtë si një ndër masat prioritare të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë. Garanca për të rinjtë ofron mundësi për vende pune të subvencionuara, punësim të të rinjve, trajnime, programe për vetë punësim, pilot programe për të rinj sipas nevojave lokale.

Në debat fjalë do të marrë drejtori i Agjencisë për të rinj dhe sport, Darko Kaevski, deputeti Stefan Bogoev si dhe kryetari i Këshillit rinor kombëtar, Bllazhen Maleski.

Pas përfundimit të debatit do të ndahen mirënjohje për shkencëtarët e rinj dhe mentorët e tyre që kanë fituar medalje të bronztë në Olimpiadën ndërkombëtare për fizikë, matematikë, kimi dhe informatikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat