Maratonë noti në Ohër

Maqedonia

Maratonë noti në Ohër

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 12:28
Ilustrim

Në organizim të Klubit për sporte ujore ‘Valët e Ohrit 2008’, sot në Liqenin e Ohrit do të mbahet Maratona e parë olimpike e notit me gjatësi prej 10 kilometra.

Maratona do të notohet në pjesën më atraktive të liqenit, në shtegun pranë molit ‘Maqedonia’, me fillim në ora 12.00 dhe notuesit e parë pritet të arrijnë te caku afërsisht dy orë më vonë.

Për mbarëvajtjen e garës do të përkujdesen arbitra-delegatë të Federatës Ndërkombëtare të Notit (FINA).

Qëllimi i organizatorit është që kjo maratonë si disiplinë olimpike të bëhet pjesë e garave zyrtare të njohura nga FINA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat