Tuntev: Nuk bëhemi pjesë e diskutimeve të kota

Maqedonia

Tuntev: Nuk bëhemi pjesë e diskutimeve të kota

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 15:17
Tomisllav Tuntev

Edhe pse kemi shumë për të thënë për Marko Zvërlevskin, për qindra persona që pa dëshmi përfunduan në burgje, për mos ngritjen e padive, deputetët e LSDM-së nuk do të marrin pjesë në këtë debat të pakuptimtë, tha sot koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev.

‘Në këtë seancë flitet për gjithçka, përveç pikës që është në rend dite. Po e harxhojmë kohën, por edhe paratë e qytetarëve. Ne nuk do të marrim pjesë në diçka aq të pakuptimtë dhe joproduktive. Për atë se sa është e rëndësishme përfundimi i kësaj pike të rendit të ditës tregojnë raportet e KE-së se reformat në drejtësi duhet të fillojnë nga Prokuroria publike’, tha Tuntev.

Deputetët e opozitës mbeten në qëndrimin e tyre se për momentin, më e rëndësishme është të dsikutohet për zjarret, refugjatët dhe Ligjin për gjuhët se për, siç thonë ata, shkarkimit joligjor të Zvërlevskit.

Deputet e LSDM-së të paraqitur për fjalë nuk ndodhen në sallën e Kuvendit. Kryetari i Kuvendit dha pauzë deri në ora 15.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat