Maqedoni nën ndikim të ciklonit

Maqedonia

Maqedoni nën ndikim të ciklonit

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 15:51
Ilustrim

Sot, nën ndikimin e një cikloni, në Maqedoni do të fillojë ndryshim gradual i motit. Gjatë ditës do të shtohet masa e mjegullave, do të fryjë erë e fuqishme, në pjesët perëndimore të vendit era do të fryjë me drejtim perëndimor dhe jug-perëndimor ndërsa në pjesët lindore era do në fryjë me drejtim jugor.

Pasdite do të ketë rreshje lokale të shiut dhe vetëtima. Kah fundi i ditës, këto procese do të jenë më intenzive, si dhe ka gjasa për rreshje të breshërit në disa vende në ver-lindje të vendit.

Nesër pritet mot i ndryshueshëm, me mjegull dhe i freskët, me erë në drejtim verior dhe paradite me rreshje të shiut. Temperaturat e ditës do të jenë ndërmjet 10 dhe 22 gradë celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat