Seanca për shkarkimin e Zvërlevskit vazhdon nesër - Bota Sot
Seanca për shkarkimin e Zvërlevskit vazhdon nesër

Maqedonia

E diel, 20 gusht 2017

Seanca për shkarkimin e Zvërlevskit vazhdon nesër

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 19:25
Marko Zvërlevski

Deputetët e OBRM-PDUKM, në pjesën e dytë të diskutimeve të sotme, si pjesë e gjashtë e seancës për shkarkimin e Prokurorit publik Marko Zvërlevski thanë se me pikën për shkarkimin e Prokurorit publik, LSDM harxhon kohë për një temë e cila epilog ligjor mund të ketë vetëm në nëntor, në vend se të diskutojnë për tema më të dobishme siç janë zjarret, deponia e Strugës ose Ligji për gjuhët.

Liljana Zaturovska, nga OBRM, përsëriti se Zvërlevski mund të shkarkohet në nëntor, pasi që në Ligjin për zgjedhjet qartë thuhet se nga shpallja deri në mbajtjen e zgjedhjeve nuk ka mundësi ligjore për emërim të Prokurorit të ri në vend, dhe sipas tyre, i tërë plani i LSDM-së është ta vendosë sistemin e drejtësisë nën kontroll partiak.

Sipas Ilija Dimovskit, nga OBRM, seanca për Zvërlevskit është një PR-strategji e LSDM-së, që të flitet për çështje tjera, e jo për ato thelbësoret, siç janë strategjia kombëtare për refugjatët dhe ligji për gjuhët.

Nga ana tjetër, Tomisllav Tuntev, nga LSDM, thotë se neni 8 i Ligjit për zgjedhje të cilit i referohen deputët e OBRM-PDUKM-së, nuk ka të bëjë me Zvërlevskin sepse në këtë seancë nuk diskutohet për ndërprerje të marrëdhënies së punës ose punësim, por për përfundim të mandatit të funksionit Prokuror publik shtetëror.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test