Prokuroria kryen hetim në vendin ku u plagosën të miturit në Strumicë

Maqedonia

Prokuroria kryen hetim në vendin ku u plagosën të miturit në Strumicë

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 19:56
Ilustrim

Prokurori i angazhuar i Prokurorisë themelore publike – Strumicë edhe sot vazhdon me hetimin në rrugë, pranë kishës së qytetit në Strumicë, ku mbrëmë një polic duke hapur zjarr nga arma zyrtare ka lënduar dy persona të mitur.

Sipas informatave fillestare, siç përmendet në raportin e Prokurorisë, deri te incidenti ka ardhur kur ekipe të SPB Strumicë janë munduar të ndalin automjetin në të cilin kanë qenë dy të miturit, për të cilët më parë ka pasur denoncim se kanë kryer tentim për grabitje të një barke në pendën Mantovë.

‘Të miturit në dy raste i kanë ikur policisë dhe nuk janë ndalur në urdhër të policisë dhe më pas janë kapur nga një autmjet tjetër të policisë te rruga anësore pranë kishës. Edhe më tej punohet për të kuptuar se si ka ardhur deri ne hapjen e zjarrit nga ana e policit në fjalë’, thuhet në raportin e Prokurorisë.
Nga Prokuroria përfundojnë duke thënë se do të vazhdohen punimet për pastrimin e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat