Seanca për shkarkimin e Zvërlevskit vazhdon nesër, sot përvjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Maqedonia

Seanca për shkarkimin e Zvërlevskit vazhdon nesër, sot përvjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 09:38
Marko Zvërlevski

Debati në Kuvend i cili në rend dite ka shkarkimin e Prokurorit publik Marko Zvërlevski do të vazhdojë nesër.

Së pari, në përmbylljen e seancës së djeshme, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, vazhdimin e caktoi për sot në ora 11, por në ndërkohë e ndryshoi orarin e seancës duke e ri caktuar për ditën e hënë, nga ora 11 sepse ai sot në ora 19 do të mbajë fjalim me rastin e ceremonisë për përvjetorin e 16-të të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit që do të mbahen në hotelin Aleksandar Palas në Shkup.

Dje, deputetët e opozitës i propozuan Kryetarit të Kuvendit që seanca të vazhdojë të hënën, por ai nuk u pajtua dhe caktoi vazhdim për sot, duke thënë se për shkak të replikave të tyre të shumta vetë ata mbajnë përgjegjësi që Kuvendi duhet të punojë edhe të dielave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat