Zeqiri reagon ndaj shkrimit të Akademikes Qullavkova për përdorimin e gjuhës shqipe

Maqedonia

Zeqiri reagon ndaj shkrimit të Akademikes Qullavkova për përdorimin e gjuhës shqipe

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 15:14
Izet ZeqiriQ

Akademiku Izet Zeqiri nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj shkrimit të akademikes Qullavkova, tw cilin e vlerëson si një mënyrë të mendimit të ngurtë të saj dhe shumë negative ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në shumë sfera.

“Akademik Qullavkova në shkrimin e saj në gazetën Fokus ndaj ligjit të përdorimit të gjuhës shqipe paraqet qëndrime të pabazuara, një mënyrë të mendimit të ngurtë të saj dhe shumë negative ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në shumë sfera duke e paraqitur atë edhe si rrezik potencial për gjuhën Maqedonase edhe për identitetin e shtetit që është një e pavërtetë. Mendoj se qëndrimet e saja paraqesin paragjykime që nuk përshtaten me modelin e trajtimit të barabartë dhe pa diskiminim të qytetarëve në Republikës së Maqedonisë dhe si të tilla duhet të injorohen nga propozuesit e ligjit dhe institucionet shkencore dhe akademike të cilave ju bëhet apel si që është ASHAM dhe institucionet tjera”, shkruan Zeqiri në Facebook.

Ai shton se qëndrimet afirmative të intelektualëve për rregullimin barazisë gjuhësorë dhe për fillimin e mësimit të gjuhës së ndërsjellët do të forcon bashkëjetesën dhe kohezionin ndërnacional dhe do të rritë perspektivën zhvillimore në Maqedonisë e jo qëndrimet që hedhin dyshimeve dhe alarmojnë për rreziqeve të pa bazuara lidhur me këtë propozim ligj.

“Asgjë nuk do të prodhon miratimi i këtij ligji as në rrezikimin e gjuhës Maqedonase as edhe në ndryshimin e identitetit ndërkombëtarë të Maqedonisë si që pretendon Akademik Qullavkova. Mendoj se qëndrimet afirmative të intelektualëve për rregullimin barazisë gjuhësorë dhe për fillimin e mësimit të gjuhës së ndërsjellët do të forcon bashkëjetesën dhe kohezionin ndërnacional dhe do të rritë perspektivën zhvillimore në Maqedonisë e jo qëndrimet që hedhin dyshimeve dhe alarmojnë për rreziqeve të pa bazuara lidhur me këtë propozim ligj. Çdo gjuhë ka historinë e saj, që është e lidhur ngushtë me historinë e popullit që e ka folur atë gjuhë në të kaluarën dhe tani në ato troje ku ka jetuar dhe kjo gjë nuk mundet të kontestohet. Zgjidhja e statusit të gjuhës shqipe dhe e përdorimit zyrtar është i domosdoshëm të bëhet në përputhje me realitetin etnik, historik, kulturor dhe gjuhësor të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë edhe në harmoni me Amendamentit V, pika 1, të përfshira në ndryshimet kushtetuese të vitit 2001, si rezultat i Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe obligimeve që dolën prej, saj që korrigjoj përdorimin diskriminues të gjuhës sipas Kushtetutës së vitit 1991”, shkruan Zeqiri.

“Unë besoj se Gjuha shqipe dhe alfabeti i saj me këto ndryshime ligjore që propozohen tani dhe që do të bëhen në të ardhmen për barazi të plotë gjuhësore, do të përdoret në Republikës së Maqedonisë si gjuhë e dytë zyrtare, e jo si gjuhë përkthimi, vetëm në formën e shkruar të saj në dokumente” shkruan më tej akademiku Zeqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat