LSDM: Politikat korruptive të OBRM-PDUKM-së e krijuan kaosin në shëndetësi

Maqedonia

LSDM: Politikat korruptive të OBRM-PDUKM-së e krijuan kaosin në shëndetësi

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 15:17
Ilustrim

Në reagimin e tyre ndaj akuzave të OBRM-së se interes parësor i Zaev dhe Taravarit është mbushja e klinikave me kuadër partiak, jo profesional, thonë se për 11 vite qeverisja korruptive dhe kriminale e OBRM-PDUKM-së kreu eksod në shëndetësi, e shkeli dinjitetin e mjekëve dhe pacientëve dhe krijoi kaos në këtë sferë.

‘Sipas informatave zyrtare të Ministrisë së shëndetësisë, rasti për të cilin akuzon OBRM-PDUKM, deri më tani nuk është paraqitur dhe nuk është regjistruar as në Ministri, as në Inspektoriatin shtetëror sanitar dhe shëndetësor. Institucionet përkatëse duhet të bëjnë pastrimin e plotë të rastit, ndërsa OBRM-PDUKM duhet të ndal përhapjen e panikut dhe shqetësimit’, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat