16 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit – qytetarë të zhgënjyer

Maqedonia

16 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit – qytetarë të zhgënjyer

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 17:54
Shqiptaret ne Maqedoni

Edhe 16 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, qytetarët e anketuar nga Alsat M shprehen të pakënaqur për mos zbatimin në praktikë të asaj për të cilën palët kishin arritur pajtimin. Të anketuarit thonë se ndjehen të turpëruar të flasin për zbatimin një marrëveshje edhe pas 16 vitesh, kur në të vërtetë tashmë përmbajtja e kësaj marrëveshje duhej të ishte pjesë e realitetit në jetën e përditshme të qytetarëve e jo temë diskutimi dhe shpresë në premtimet e subjekteve politike të shqiptarëve.

Një ndër shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit, çështja e përdorimit të gjuhës shqipe së fundmi nxiti debat nëse propozimi ligji i Qeverisë dorëzuar në Kuvend zyrtarizon apo vetëm avancon ligjin për gjuhët. Marrëveshja e Ohrit konsiderohej si garantuese, e bashkëjetesës dhe barazisë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve. Marrëveshja e cila ndërpreu konfliktin e armatosur disamujor u firmos nga ish presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat