Menduh Thaçi nga Çairi: Ahmeti moti i ka shit drutë, me BESËN i ndamë rrugët

Maqedonia

Menduh Thaçi nga Çairi: Ahmeti moti i ka shit drutë, me BESËN i ndamë rrugët

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 19:47
Menduh Thaçi

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi nga pikniku në Çair ka folur për zhvillimet politike si dhe marrëveshjet apo mosmarrëveshjet me partitë politike shqiptare për zgjedhjet lokale. Ai ka folur edhe për pozicionimin e tij karshi BDI-së dhe partive tjera në pushtet.

“Nuk bëjmë koalicion me këta që janë në pushtet. Ka pas shpifje se këto janë me BDI, Alinë. Është e qartë se skemi marrëveshje dhe koalicionimi. Po pse ulemi me të. E para për të ulur konfliktin politik mes shqiptarëve. E dyta si parti më e vjetër dhe me më përvojë ekziston bindja në Shqipëri dhe Kosovë se ne duhet ti ndihmojmë ti realizojmë interesat shqiptare. Por ne deshëm ta konsumojmë këtë dhe ti bindim Tiranën dhe Prishtinën se nuk ka ndihmë për Ali Ahmetin.  Sepse ata i kanë shit drutë që në fillim, para 16 vjetve.

Sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen BESA, Thaçi tha se ka bërë përpjekje maksimale për tu bërë kjo.

“Unë thash maksimumin dhe qasjen e sinqertë për të arritur marrëveshje koalicionimi me Lëvizjen BESA. Fatkeqësisht nuk arritëm. Nuk kemi marrëveshje për zgjedhjet lokale dhe nuk duhet të shkojë një hap më tej për tu mos u keqkuptuar. Mendoj se ata duhet të jenë të kujdesshëm, për shkak se sot me kohë përcaktohet pozita si opozitar.”, theksoi Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat