Osmani: Shpresoj se OBRM-PDUKM do ta përkrahë ligjin për gjuhët

Maqedonia

Osmani: Shpresoj se OBRM-PDUKM do ta përkrahë ligjin për gjuhët

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 21:21
Bujar Osmani

Në një intervistë për TV Tellma, zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, tha se rruga drejt Brukselit kalon nëpërmjet Marrëveshjes së Ohrit dhe Ligjit për gjuhët si një nga temat më senzitive dhe më të rëndësishme të marrëveshjes.

‘Pas 16 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit arritëm konsensus ndër-etnik nëpërmjet partive që i përfaqësojnë bashkësinë shqiptare dhe atë maqedonase për të harmonizuar interpretimin e ndryshëm të nenit 5 të Kushtetutës dhe çështjen e fundit të hapur të Marrëveshjes kornizë ta avancojmë’, tha Osmani.

Sipas zv.kryeministrit Bujar Osmani, për miratimin e Ligjit për gjuhët nuk do të pritet mendimi i Komisionit të Venedikut për uniformat dhe kartëmonedhat dhe pas marrjes së mendimit, në rast se ai është pozitiv, ato pjesë vetëm do të përfshihen në ligjin që do të jetë i miratuar. Në të kundërtën, ato pjesë do të lehen jashtë ligjit.

Ai poashtu përmendi se planifikon të ketëtakim ditëve në vijim me përfaqësues ë OBRM-PDUKM-së dhe të diskutojë për pritjet e tij që ata të ndryshojnë qëndrim duke u ngritur në nivel mbi partiak për qëllimet strategjike të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat