Maqedoni, në muajin qershor janë dhënë 230 leje për ndërtim

Maqedonia

Maqedoni, në muajin qershor janë dhënë 230 leje për ndërtim

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 12:48
Ilustrim

Në muajin qershor janë dhënë 230 leje për ndërtim që është 16.1% më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Me këto leje është paraparë të ndërtohen 927 objekte, me hapësirë të përbashkët prej 68.433 metra katrorë.

Vlera e paraparë e objekteve për të cilat janë dhënë leje arrin 3.806 miliardë denarë, që është për 13.6% më pak se qrshori i vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, nga numri i përgjithshëm i lejeve për ndërtim – 158 (68.7%) janë për objekte të larta, 19 (8.3%) për obejkte të ulëta dhe 53 leje (23%) për objekte për rikonstruim.

Tek 155 objekte gjegjësisht 67.4% si investitorë janë paraqitur persona fizik, ndërsa në 75 objekte (32.6%) investitorë janë subjektet afariste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat