”Ulja e temperaturave në Maqedoni, shkakton vështirësi te të sëmurit kronik”

Maqedonia

”Ulja e temperaturave në Maqedoni, shkakton vështirësi te të sëmurit kronik”

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 16:45
Ilustrim

Një numri të madh të qytetarëve, ulja e temperaturave, pothuajse 20 gradë Celsius, u ka shkaktuar atyre kokëdhimbje dhe rritje të presionit të gjakut.

Mjekët thonë se temperatura momentale është më e përshtatshme për sëmundjet kronike dhe gratë shtatzëna.

Por, përsëri edhe nesër pritet ulje e temperaturave. Në lidhje me atë se çfarë shkakton ulja e temperaturës pas një vale të motit të nxehtë në Maqedoni, në vijim flet mjeku Ljube Paskovski nga Ndihma e Shpejtë.

Përndryshe, Maqedonia para 10 ditëve u fut në fazën e portokalltë dhe vendin e kaploi një nxehtësi afrikane, por të shtunën që kaloi (12 gusht), filloi të freskohet moti, por edhe ndryshimi klimatik shkaktoi vështirësi te qytetarët, sidomos te të sëmurit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat