Ahmeti me kërkesë të re: Gjuha shqipe edhe në përdorim ndërkombëtar

Maqedonia

Ahmeti me kërkesë të re: Gjuha shqipe edhe në përdorim ndërkombëtar

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 20:01
Ali Ahmeti

Përderisa Ligji për përdorimin e gjuhëve pret miratimin nga Kuvendi i Maqedonisë, kryetari i BDI-së dhe partner koalicioni i Qeverisë, Ali Ahmeti, ka dalë me kërkesë të re – gjuha shqipe të jetë në përdorim ndërkombëtar, gjë që kërkon ndryshim në Kushtetutë.

Ahmeti në intervistë për portalin Post.mk tha se Ligji është rezultat i kompromisit, por në të ardhmen vetë përdorimi i gjuhës shqipe në përdorim ndërkombëtar është një çështje e cila pritet të hapet.

“Marrëveshja e Ohrit. Sa për gjuhën, për shembull, në komunikime ndërkombëtare, gjuha shqipe është e diskriminuar. Pse gjuha shqipe të mos konsiderohet e barabartë edhe në komunikim ndërkombëtar?

Pse gjuha shqipe është e ndaluar jashtë Republikës së Maqedonisë? Por, këto janë çështje që mund të jenë të hapura dhe të bisedohet për ata”, tha Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat