Gjorçev: Digjet deponia në Tetovë, ndërsa Zaevi dhe Arifi askund nuk janë

Maqedonia

Gjorçev: Digjet deponia në Tetovë, ndërsa Zaevi dhe Arifi askund nuk janë

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 21:10
Deputeti i OBRM-PDUKM, Vllatko Gjorçev

Deputeti i OBRM-PDUKM, Vllatko Gjorçev, gjatë debatit të sotëm, në vend të shkarkimit të prokurorit shtetëror, Marko Zvrlevski, ka folur për deponinë në Tetovë.

Gjorçev nga foltorja e Kuvendit ka theksuar se, deponia në Tetovë po digjet, ndërsa qeveria e Zoran Zaevit dhe Teuta Arifit askund nuk është, askund nuk i ka ministrat, asgjë nuk ndihmohet, as maqedonasve, as shqiptarëve.

”Edhe një herë pyes nëse kjo qeveri e LSD-së, BDI-së, Aleancës për shqiptarët dhe partitë tjera, ka mbetur një udhëheqës maqedonas në Tetovë”, ka pyetur Gjorçev.

Gjorçev më tej ka shtuar se masa e lejuar maksimale është 50 mikrogramë për m3 në Tetovë, ndotja në Tetovë është në mes të verës, nga deponia me Jugohromin e mbyllur ishte 1037 mikrogramë për m3, 20 herë nga maksimalja e lejuar, 2000% më shumë se maksimumi i lejuar. Digjet deponia, ndërsa qeveria e Zoran Zaevit, Teuta Arifit dhe të tjerëve, asgjë nuk bën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat