Zjarret në Maqedoni kanë shkaktuar dëme deri një milion euro

Maqedonia

Zjarret në Maqedoni kanë shkaktuar dëme deri një milion euro

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 10:10
Ilustrim

Sipas të dhënave të para të NP “Pyjet e Maqedonisë”, këtë muaj janë regjistruar 56 zjarre, ndërsa janë djegur 4 mijë hektarë. Nga këto zjarre deri tani procedurat kanë mbaruar për 22 zjarre, ku dëmi vlerësohet të jetë rreth 1 milionë euro.

Analizat e para tregojnë se një pjesë e zjarreve janë ndezur me qëllim, ndërsa disa të tjerë janë shkaktuar nga pakujdesia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Punëve të Brendshme tanimë ka ngritur padi penale ndaj disa personave për shkak të ekzistimit të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “shkaktim i zjarreve pyjore”, në rajonin e Makedonski Brod.

Sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave me kërkesë të NP “Pyjet e Maqedonisë” dha pëlqimin për largim të ndalimit të tërësishëm për lëvizje në pyje. Edhe përkundër largimit të ndalimit për lëvizje edhe më tej do të ketë kontrolle të përforcuara në pyje nga Policia Pyjore dhe Inspektorati për pylltari dhe gjueti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat