Komisioni Antikorrupsion del në mbrojtje të Zvërlevskit

Maqedonia

Komisioni Antikorrupsion del në mbrojtje të Zvërlevskit

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 12:42
Komisioni Antikorrupsion

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, dje në seancë në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët, është deklaruar lidhur me kërkesën nga deputetët e VMRO-DPMNE-së për mendim se a është shkarkimi i prokurorit publik Marko Zvërlevski në kundërshtim me nenin 8 nga Kodi Zgjedhor, i cili pas shpalljes së zgjedhjeve ndalon punësimin ose shkarkimin e personave në institucionet shtetërore.

Komisioni njëzëri ka vendosur se shkarkimi i funksionarit në këtë periudhë është kundër ligjit.

“Vendimi është në kontekst të vendimeve paraprake. Ashtu sikur edhe në zgjedhjet tjera, ne vendosëm se nuk duhet të ketë emërime as shkarkime pas shpalljes së zgjedhjeve. Ai ishte mendim i katër ose pesë cikleve zgjedhore, në atë mendim ngelemi edhe tani”, thonë nga Komisioni Antikorrupsion.

Mendimi i Komisionit është dorëzuar në Kuvend. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, megjithatë, disa herë theksoi se mendimi i Komisionit nuk është  relevant për debatin në Kuvend.

“Unë nuk kam për qëllim që si kryetar i Kuvendit të drejtohem te ndonjë organ tjetër që të më tregojë ai se si duhet unë të punoj, kur atë qartë e thotë Rregullorja dhe Kushtetuta. Komisioni Antikorrupsion është pjesë e pushtetit ekzekutiv dhe ai nuk mund t’i japë rekomandime pushtetit ligjvënës. Nëse keni mëdyshje, mund të kërkoni interpretim autentik të ligjit”, theksoi Xhaferi gjatë seancave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat