VMRO tërhiqet nga debati për Zvërlevskin, pritet votimi për shkarkimin e tij

Maqedonia

VMRO tërhiqet nga debati për Zvërlevskin, pritet votimi për shkarkimin e tij

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 22:28
Marko Zvërlevski

VMRO-DPMNE tërhiqet nga debati për shkarkimin e kryeprokurorit  Marko Zvërlevski.

Sot pasdite deputeti i kësaj partie Ilija Dimovski i dorëzoi mendimin e Komisionit Antikorrupsion kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe theksoi se VMRO-ja nuk do të bëhet pjesë e shkarkimeve të paligjshme pas çka  deputetët e kësaj partie braktisën seancën. 

Me këtë i vihet fundi debatit për shkarkimin e Zvërlevskit.  Ndërkohë që pritet që kreu i Kuvendit Talat Xhaferi të caktoj vazhdimin e seancës ku do të votohet propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat