Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Maqedonia

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 09:16
PSP

Ashtu siç u informua dje, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative katër orë nga PSP së bashku me avokatin e tij, duke mos komentuar asgjë pse ka qenë i ftuar.

Palevski shkurt është deklaruar se bëhet fjalë për procedurë parahetimore. Ai dje u mbajt në stacionin policor në Kisella Vodë.

Jozyrtarisht, bëhet fjalë për përfshirjen e tij në lidhje me publikimin e bisedave të përgjuara në “YouTube” nën pseudonimin “Nikola Tesla”.

Nga PSP për “Makfaks”, thonë se ai është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve paraprake dhe për këtë arsye nuk mund të zbulojë më shumë detaje. Nuk ka informacion as nga Gjykata Penale.

Bisedat private telefonike që gjenden ende në këtë rrjet social, janë ende të ish-deputetes Ermira Mehmeti, kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, Hari Kostovit, biznesmenit Jordan Kamçev, redaktorëve të TV Sitel, Dragan Pavlloviq dhe Ivona Talevska, gazetares Olivera Trajkovska.

Përndryshe Ermira Mehmeti, Dragan Pavlloviq-Llatas dhe Ivona Talevska kanë ngritur kallëzim penal deri te PSP. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat