Nikolla Dimitrov sot do të qëndrojë në Finlandë

Maqedonia

Nikolla Dimitrov sot do të qëndrojë në Finlandë

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 09:24
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në kuadër të vizitës së tij në vendet skandinave, sot do të qëndrojë në Helsinki.

Dimitrov dje ishte në Stokholm, ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Vallstrom.

Në takim ata miratuan një deklaratë për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Suedisë, me të cilën siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, vërtetohet mbështetja e qëllimeve strategjike të Maqedonisë.

Ministri Dimitrov, siç informojnë nga kabineti i tij, në takim ka potencuar angazhimin e Qeverisë për kthimin e shtetit në rrugën e integrimeve evropiane, të bazuar në reforma reale dhe themelore.

Vizitat e tij në vendet skandinave ministri Dimitrov do t’i përfundojë nesër, ku do të qëndrojë në Oslo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat