Rastet e montuara, Besa kërcënon me protesta

Maqedonia

Rastet e montuara, Besa kërcënon me protesta

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 22:06
Konferenca nga BESA

Lëvizja Besa ka kërkuar zbardhjen e të gjitha rasteve të montuara gjyqësore siç Monstra dhe Sopoti, por edhe të tjerave në të cilat viktimë janë shqiptarët.

Nëse nuk ndërmerren masa nga kjo parti paralajmërojnë reagim të fuqishëm nga shqiptarët. Lëvizja Besa vlerëson se me shkarkimin e Zvërlevskit, nuk zgjidhen problemet e prokurorisë publike, dhe të sistemit të drejtësisë.

Kritika drejtohen edhe ndaj prokurorisë speciale e cila siç thuhet po funksionon sipas drejtësisë selektive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat