Valon Bela ironizon me zv/ministrin e mbrojtjes: Pash Zotin mos na ofendoni intelegjencën!

Maqedonia

Valon Bela ironizon me zv/ministrin e mbrojtjes: Pash Zotin mos na ofendoni intelegjencën!

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 00:01
Valon Bela

Valon Bela, përfaqësues i BDI-së në Çair i njohur edhe me iniciativat e tij qytetare ka thumbuar zv/ministrin e mbrojtjes, Bekim Maksuti lidhur me çështjen e përfaqësimit të shqiptarëve në njësitet speciale të ARM.

Ja postimi i tij:

Pash Zotin mos na ofendoni intelegjencën!
A e shikuat se si zv ministri i mbrojtjes, Bekim Maksuti, luan rolin e opozitarit kur mohon fajin për përqindjen e shqiptarëve në njësitet elitë të ushtrisë së RM-së.

Përveç kësaj, ai paska nisur të flas me veten dhe ti drejtojë mesazhe vetes për t’i kryer detyrimet. Ja çka polli mendja e këtij ‘shipkovicalie’;

“Mund të themi që i takon establishmentit që të përkujdeset që përfaqësimi i shqiptarëve gjegjësisht i etniteteve të jetë në nivel të duhur edhe në njësitet elitare”.

Po a nuk je ti “establishment” oj mendje e ndritur ?
Pse more e nënçmon veten ?
A deri n’këtë derexhe ka ra BDI-ja ?

Kallxoni këtij çunit se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është detyrim ligjor !

Ani ani, e keni gjet këtë vend pa opozitë dhe keni hapësirë për dërdëllitje të tilla pa patur nevojë për përgjegjësi mbi atë që shkretoni …

Mandej pyesin veten përse BDI humbi 10 deputetë ?!
Mjerë shqiptarët …”, ka shkruar Valon Bela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat