Ja sa paguhen këshilltarët e Zaevit, mes tyre Ramadani dhe Bilalli

Maqedonia

Ja sa paguhen këshilltarët e Zaevit, mes tyre Ramadani dhe Bilalli

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 09:55
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev ka përcaktuar honoraret për këshilltarët e tij. Shuma e pagesë së tyre varion, por dallon nga ajo sa kishte paguar ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Sipas informacioneve të Qeverisë për katër këshilltarë do të harxhohen mbi 3 mijë euro. Më i paguar është këshilltari nga Serbia, Zoran Bashanoviq, që është bashkëpunëtor i jashtëm. Për të është përcaktuar honorar me vlerë prej 90 mijë denarëve apo 1500 euro.

Këshilltarët e tjerë, ku mes tyre janë edhe ish-deputetët dhe opinionistët Ismet Ramadani dhe Mersel Bilalli. Ata paguhen me nga 40 mijë denarë apo mbi 650 euro. Ramadani dhe Bilalli janë këshilltarë për këshilla dhe analiza për përparimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe prioritetet e integrimit euroatlantik.

Këshilltari i katërt është Mitko Andreevski, që do të jetë i angazhuar për përpilimin e elaborative në fushën e energjetikës.

Përveç kësaj, Zaev ka emëruar edhe tetë këshilltarë të tjerë, që e këshillojnë për çështje që kanë të bëjnë me fusha të ndryshme.

Por vlen të theksohet se ish-kryeministri Nikolla Gruevski një këshilltar të jashtëm e ka paguar deri në 3 mijë euro. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat