Në rrezik fondi i peshqve në liqenin Kalimanci

Maqedonia

Në rrezik fondi i peshqve në liqenin Kalimanci

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 11:56
Liqeni Kalimanci

Për shkak të thatësisë dhe zvogëlimit të madh të nivelit të ujit në liqenin Kalimanci, në rrezik të madh janë peshqit e liqenit. Situata me fondin e peshqve është alarmante dhe ekziston mundësi e zhdukjes së tyre, tha Goran Stoimenovski nga shoqata e peshkatarëve ‘Sharan’ nga Makedonska Kamenica.

‘Situata është alarmante, ndërsa peshqit e vegjël të lëshuar si fond i ri në liqen është zhdukur pasi që konsumohet nga peshit më më të mëdhenje. Situatë të këtillë nuk kemi pasur deri më tani. Niveli shumë i ulët i ujit e shkakton këtë proces në liqen dhe nëse vazhdon kështu, pjesa më e madhe e fondit të peshqve do të zhduket’, tha Stoimenovski.

Ai apeloi deri te institucionet relevante të ndërmarin masa konkrete për të shpëtuar fondin e peshqve në këtë liqen.

Nga Ekonomia e ujërave Bregallnicë informojnë se thatësirë të këtillë nuk ka pasur në 30 vitet e fundit dhe thonë se ‘Ekonomia e ujërave’ janë të obliguar të rrespektojnë detyrimet e tyre ligjore, sipas së cilës uji nga penda si dedikim parësor ka ujitjen dhe mbrojtjen nga vërshimet e më pas mund të bëhet fjalë për sende tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat