OBRM-PDUK: LSDM emëron persona joadekuat në udhëheqje të sportit

Maqedonia

OBRM-PDUK: LSDM emëron persona joadekuat në udhëheqje të sportit

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 15:54
OBRM-PDUKM

Nga OBRM-PDUKM akuzojnë se me emërimin për drejtor të Akademisë së Sportit të RM-së një person që është profesor i historisë dhe nuk ka aspak lidhje me sportin, seriozisht vihet në rrezik ardhmëria e sportit në vend.

‘Shpresat e reja të sportit në Maqedoni meritojnë të kenë në krye një person që është sportist i dëshmuar dhe që mundet në mënyrë profesionale dhe në nivel të lartë të udhëheqë Akademinë e sportit. Nëse do të donin të jenë historiaë do të regjistroheshin në drejtimin histori e jo akademi të sportit. Ky veprim joprofesional i LSDM-së mund të bllokojë punën e akademisë dhe në këtë mënyrë seriozisht t’a vë në rrezik ardhmërinë e sportit në Maqedoni’, tha Filip Gjorgjiev nga OBRM-PDUKM para Fakultetit për edukatë fizike, sport dhe shëndet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat