Paralajmërohen padi penale për prokuroret e PSP-së

Maqedonia

Paralajmërohen padi penale për prokuroret e PSP-së

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 09:44
Ilustrim

Aleksandar Dinevski, ish agjent i kundërzbulimit, që u dënua me 4,5 vite burg në rastin ‘Spiun’, në profilin e tij në facebook paralajmëroi se ka siguruar dëshmi me të cilat mund të vërtetohet se PSP-ja nuk ka pasur të drejtë të marrë rastin dhe t’a përfaqësojë para Gjykatës së Apelit.

Dinevski paralajmëroi padi penale kundër prokuroreve të SPS-së në krye me Katica Janevën. Jo zyrtarisht kuptohet se bëhet fjalë për dokument – vendim të sjellë nga Këshilli i prokurorëve publik.

SPS-së e kërkoi këtë rast më 25 mars të vitit 2016, ndërsa më pas me procedurë kërkoi zvogëlimin e dënimeve. Në aferën ‘Spiun’ ishin të akuzuar 19 veta. Përveç se për spiunim dhe dhënie të sekreteve shtetërore, disa prej tyre akuzohen edhe për krim të organizuar, shantazh, mashtrim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

I akuzuari kryesor në aferën më të madha të spiunazhit në Maqedoni, Marjan Efremov, u dënua me 15 vite burg, nën akuzën se ka bërë spiunim për shërbime të huaja të zbulimit dhe njëkohësisht ka bërë shantazh, mashtrim dhe zhvatje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat