KSHZ bëhet gati për zgjedhjet lokale në Maqedoni

Maqedonia

KSHZ bëhet gati për zgjedhjet lokale në Maqedoni

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 12:48
KSHZ

Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) ka filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Mbrëmë KSHZ mbajti mbledhje ku në rend dite ishin disa pika si informata dhe konkluzione në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Në rend dite ishte raporti për verifikimin e gjendjes në listën zgjedhore për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 15 tetor, ndërsa u debatua edhe propozim-ftesë publike për qytetarët për kryerje të kontrollit publik të listës zgjedhore dhe propozim-konkluzë për vlefshmërinë dhe përdorimin e mostrave për organizimin e zgjedhjeve lokale.

Edhe vendimi për hapjen e zyrave të KSHZ-së në bazat e njësive për vetëqeverisje lokale ku do të kryhet mbledhja e nënshkrimeve për listat e kandidatëve për kryetar komune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat