Pensionistët të kënaqur me vendimin e ri të Qeverisë

Maqedonia

Pensionistët të kënaqur me vendimin e ri të Qeverisë

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 14:09
Ilustrim

Nga Partia e pensionistëve të bashkuar dhe qytetarëve të Maqedonisë shprehen të kënaqur me vendimin për harmonizim të pensioneve, me rritjen e harxhimeve për jetesë dhe rikujtojnë se presin pagesë të rregullt dhe në kohë të pensioneve.

‘Qeveria e re tregoi se kujdeset për qytetarët e saj. Me kthimin në zbatim të nenit 37 të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, pra harmonizimi ligjor i pensioneve, krijohen kushte për ndjekjen e rritjes së harxhimeve dhe ngritjes së pagave, gjë që krijon barazi ndërmjet pensionistëve si dhe sigurinë e tyre sociale. Për vitin 2017 do të marrin 2160 denarë, që është trefishi i 650 denarëve të paralajmëruar në dhjetor’, tha Mille Andonovski, sekretar i përgjithshëm i Partisë së pensionistëve të bashkuar dhe qytetarëve të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat