Vrasja e biznesmenit të prostitucionit, asnjë gjurmë nga autori

Maqedonia

Vrasja e biznesmenit të prostitucionit, asnjë gjurmë nga autori

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 14:35
Dilaver Bojku Leku

Policia dhe Prokuroria Publike ende nuk kumtojnë nëse ka ndonjë rezultat nga kërkimi i vrasësit të biznesmenit të Strugës Dilaver Bojku Leku.

Nuk jepen as informacione zyrtar mbi arsyet e mundshme për vrasjen.

Edhe pse opinioni pret që të dëgjojë se deri ku është hetimi për këtë ngjarje e cila ka ngjallur interesim të madh, jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjerë, deri më tani nuk është kumtuar asgjë më shumë se informatat e dhëna paraprakisht, edhe pse kanë kaluar disa ditë.

Nga SPB Ohrër sot për Alsat M vetëm bënë të ditur se për këtë ngjarje janë marrë në pyetje rreth 30 persona, shkruan Alsat-m.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat