Sipas Teuta Arifit protesta ka qenë politikisht e motivuar

Maqedonia

Sipas Teuta Arifit protesta ka qenë politikisht e motivuar

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 17:22
Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, pas rreth një orë nga përfundimi i protestës së sotme të tetovarëve për moskujdesin dhe pasivitetin e autoriteteve komunale në lidhje me zjarrin në deponinë e egër të qytetit, para hapsirës së pastruar në hyrje të komunës, mbajti një konferencë për shtyp.

Duket se hapësira para komunës ishte pastruar nga mbeturinat që u hodhën nga protestuesit e revoltuar që u mblodhën para ndërtesës së komunës së Tetovës.

Arifi rikujtoi se situata me zjarrin në deponinë e egër të Tetovës është nën kontroll dhe përsëriti thëniet e saja se janë ndërmarrë të gjitha masat nga ana e komunës për zgjidhjen përfundimtare të problemit shumëvjeçar me deponinë e mbeturinave.

‘Në këto katër vite ne kemi punuar në mënyrë intenzive për zgjidhjen e këtij problemi të qytetit tonë dhe tanimë përfunduam me financimin dhe ndërtimin e një stacioni të ngarkimit, jemi gati në fund të ndërtimit të një stacioni për selekcionim të mbeturinave dhe pas marrjes së mjeteve financiare nga Qeveria do të bëhet edhe dislokimi i mbeturinave nga deponia në hyrje të qytetit. Është shumë e dyshimtë ajo që këto veprime bëhen pikërisht tani, kur dihet se nga java e ardhshme duhet të fillojnë punimet për stacionin e selekcionimit. Secili që dëshiron të bëj politikë nga kjo çështje shumëvjeçare e qytetarëve të Tetovës, mendoj se e ka zgjedhur rrugën e gabuar dhe qytetarët do ta vlerësojnë këtë’, u shpreh Arifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat