Shuhet zjarri në Xhidimirci të Velesit, zjarr i ri në fshatin Popadija

Maqedonia

Shuhet zjarri në Xhidimirci të Velesit, zjarr i ri në fshatin Popadija

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 17:35
Ilustrim

Zjarri tek fshati Xhidimirci i Velesit që ka vazhduar për tre ditë me rradhë në pyll me drunj lisi, sot rreth ora 15:30 është marrë nën kontroll, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza-Veles.

Tre ditë me stuhinë e zjarrit janë ballafaquar të punësuarit në Ekonominë pyjore ‘Babuna’, ndërsa sot për ndihmë ju kanë arritur edhe disa zjarrfikës me autmojete të Njësisë për zjarrfikës të Velesit, tha Vllatko Dobroevski nga QMK-Veles. Për shkak të rrezikut të ri paraqitjes sv zjarrit, zjarrfikësit edne janë në terren.

Rreth mesditës, në afërsi të fshatit Popadija të Velesit u shfaq zjarr në një hapësirë pyjore me drunj të shkurtër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat