Detaje nga aksidenti në rrugë Shkup-Veles: 1 i vdekur rreth 25 të lënduar

Maqedonia

Detaje nga aksidenti në rrugë Shkup-Veles: 1 i vdekur rreth 25 të lënduar

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 08:41
Autobusi i përmbysur

Arben Taravari

Për personat që janë aksidentuar në rrugën Shkup-Veles ju informojmë:
1. Në Klinikën Universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naum Ohridski”, janë pranuar 6 persona nga të cilët vetëm njëri prej tyre i cili është edhe më i moshuari, është në kujdes intensiv por gjithsesi paraqet gjendje stabile. Të gjithë pacientët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
2. Në Spitalin e Përgjithshëm në Veles janë pranuar 4 pacientë dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
3. Në Klinikën “Nëna Terezë” janë sjellë 17 pacientë, nga të cilët katër janë në KARIL – një pacient është sjellë me gjakderdhje abodminale, një me lëndim serioz torakal, dhe dy të tjerë me lëndime torakale. Për fat të keq, një nga të lenduarit ndërroi jetë.
Një pacient në kirurgjinë e fëmijëve është futur urgjentisht në operacion.
– dy pacientë në neurokirurgji, janë nën observim;
– shtatë pacientë në ortopedi, gjithashtu jabë nën observim;
– aktualisht ka tre pacientë të lënduar që observrvohen në qendrën urgjente;
4. Në Spitalin e Qytetit “8 shtatori” është pranuar vetëm një pacient me lëndime serioze, por në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën.
Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit!
Ndërkohë sigurojmë familjarët e të mbijetuarëve që do të jemi çdo sekondë në detyrë për të kuruar sa më shpejt e sa më mirë të afërmit tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat