Ramabaja: Ja pse diplomatët serbë u larguan nga Shkupi

Maqedonia

Ramabaja: Ja pse diplomatët serbë u larguan nga Shkupi

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 13:08
Ramabaja

Tërheqja e stafit diplomatik serb nga Shkupi ka qenë vendim i papritur. Lajmi ka bërë bujë edhe në mediat serbe, duke theksuar se vendimi do të sqarohet, ndërsa Ministria e Jashtme e Maqedonisë është informuar shkurt se stafi diplomatik është thirrur në Beograd për konsultime.

Ndërsa, doktori i shkencave poltike dhe marrdhënieve ndërkombëtare Sadri Ramabaja për Zhurnal.mk thotë se verifikimi i fakteve se bashkë me militantët e VMRO-DPMNE-së në Parlament, në sprovën për PUÇ më 27 prill, ishte edhe zyrtari i BIA-s, Goran Zivaljevic, ndërkaq prapa këtij PUÇ-i që e pat shpënë Maqedonin në vdekje klinike, e sjell Serbin para një skandali diplomatik klsaik.

“Serbia me këtë rast, duket hapur se për ta realizuar agjendën e vet politike në Maqedoni, mbajtjen në pushtet të VMRO-së, kishte hedhur në veprim gjithë arsenalin e vet të spiunazhit, duke mos çarë kokën fare për konventat ndërkombëtare që rregullojnë përkufizimin e veprimit të diplomaëtve – konkretisht Konventën e Vjenës dhe Protokollin diplomatik. Por, kjo tërheqje e diplomatëve serb nga Shkupi nuk është e rastësishme pikërisht në këtë kohë dhe moment. Maqedonia është vendi më i vogël në Ballkan, megjithatë ajo ka kohë që është shndërruar në pikën më nevralgjike të përballjeve me karakter gjeostrategjik”, thekson Ramabaja.

Sipas tij, në Maqedoni tashmë është stacionuar numri më i madhë i diplomatëve amerikan në rajon. Ofenziva serbe, duket e koordinuar me atë ruse, që dështoi në puçin e sprovuar në Podgoricë dhe në Shkup këtë vit, është sinjali më i qartë i një rifillimi ët një Lufte të Ftohtë edhe në këtë pjesë të Evropës me Perendimit dhe Rusisë.

“Fatkeqësia ëshët se Beogradi tutje shërben si trampolinë e interesave ruse në Ballkan. Tërheqja e diplomatëve serb nga Maqedonia është një përpjekje dëshpruese për t’ i ikur përballjes me realitetin që do ta shpërfaqte Gjykata tashmë i pakontrollueshëm dot nga VMRO. Sidoqoftë, tërheqja e diplomatëve mund të mirret edhe si një pranim publik i disfatës nga ana e Beogradit”, nënvizon Ramabaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat