Shkupi zyrtar deklarohet për largimin e stafit diplomatik serb

Maqedonia

Shkupi zyrtar deklarohet për largimin e stafit diplomatik serb

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 14:13
Qeveria e Republikës së Maqedonisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë është prononcuar lidhur me vendimin e fundit të Beogradit zyrtar për tërheqjen e personelit diplomatik nga Shkupi.

“Republika e Maqedonisë zhvillon marrëdhënie miqësore me të gjithë vendet fqinje. Kur ekzistojnë çështje të hapura senzitive mes dy fqinjëve tanë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, gjithmonë do t’i ndjek interesat e shtetit ndaj parimeve të fqinjësisë së mirë të bashkëpunimit rajonal dhe mospërzierjes në kontestet mes shteteve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë.

Ndërkaq “Sputnik” sot ka shkruar se se kjo ka ndodhur për shkak të mundësisë eventuale që Qeveria e Maqedonisë të propozojë votim për hyrje të Kosovës në UNESKO, nga kjo e fundit thonë se i ka parasysh pozitat e shumicës së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat