OBRM-PDUKM: Puna me dy ndërrime, do të sjell kaos tek kopshtet e fëmijëve

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Puna me dy ndërrime, do të sjell kaos tek kopshtet e fëmijëve

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 15:16
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja thekson se realizimi eventual i punës me dy ndërrime në kopshte mund të sjell kaos dhe se nuk është bërë analizë se sa janë të gatshme të punojnë.

Nga partia opozitare thonë se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në periudhën e qeverisë së kaluar ka realizuar anketë e cila ka treguar se nuk ekziston interes për zbatimin e dy ndërrimeve.

“LSDM me planifikimin e zbatimit të punës në dy ndërrime, rrezikon ta përgjysmojë kapacitetin e kopshteve në periudhën kur ka më shumë nevojë për ta dhe më këtë t’i bëjë jofunksionale. Është gënjeshtër e madhe që prej shtatorit kopshtet janë të gatshme të punojnë në dy ndërrime”, tha Marija Jakimovska nga OBRM-PDUKM.

Ajo shtoi se për realizimin e kësaj masa është e nevojshme rritja e buxhetit dhe donacioneve për kopshtet, ndërsa kjo sipas saj, nuk është paraparë me rebalancin e buxhetit për vitin 2017, që u miratua nga Qeveria e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat