Konfiskohen 31 kilogram marihuanë në Ohër

Maqedonia

Konfiskohen 31 kilogram marihuanë në Ohër

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 15:21
Ilustrim

Gjithsej 31.3 kilogram marihuanë janë zbuluar dhe konfiskuar gjatë kontrollimeve në një barakë në afërsi të kampit “Andon Dukov” në Ohër.

Siç informojnë nga MPB, aksioni është realizuar mbrëmë pas marrjes së urdhërit gjyqësor. Gjatë kontrolleve të barakës në pronësi private, janë zbuluar edhe dy persona nga Ohri.

“Personat janë arrestuar dhe është vërtetuar se ata kanë qenë në burgun e Strugës, për shkak se më herët kanë qenë të dënuar për vepra penale ‘shitje të drogës'”, thonë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat