Dimitrov takohet me ambasadorin Abarova, solidarizohet për viktimat në Barcelonë

Maqedonia

Dimitrov takohet me ambasadorin Abarova, solidarizohet për viktimat në Barcelonë

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 16:41
Nikolla Dimitrov

Sot, ministri i MPJ-së së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka mirëpritur ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Maqedoni, Ramon Abarova.

Ministri Dimitrov, ashpër e ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi në Barcelonë para disa ditëve, duke i shprehur solidaritet Spanjës dhe ngushëllime deri te familjet e viktimave dhe të afërmëve të tyre.

Në takim është biseduar edhe për zhvillimin e deritanishëm të marrëdhënieve bilaterale. Në takim është konstatuar se ekziston hapësirë për hapërim të mëtutjeshëm të dialogut politik, ndërsa është përmendur edhe bashkëpunimi ekonomik.

Në fund, ministri Dimitrov i dëshiron suksese ambasadorit Abarova në angazhimin e tij profesional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat