Prej sot qytetarët e Maqedonisë kanë qasje në listat zgjedhore

Maqedonia

Prej sot qytetarët e Maqedonisë kanë qasje në listat zgjedhore

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 19:21
Ilustrim

Kontrollin qytetarët mund ta bëjnë edhe on-line, në ueb faqen e KShZ-së dhe njësitë rajonale të KShZ-së.

“Prej sot te gjithë qytetaret e Maqedonisë do të kenë qasje publike tek lista zgjedhore, e cila fillon më 21 gusht deri më 9 shtator, gjithsej 20 ditë. Të gjithë qytetarët të cilët mund ta shfrytëzojnë qasjen publike on-line në ueb faqen e KShZ-së, gjithashtu qytetarët të paraqiten edhe në njësitë rajonale dhe të kenë qasje ose shqyrtim te lista zgjedhore. KShZ në të gjitha komunat që nuk ka pasur njësi rajonale ka angazhuar përfaqësues të cilët po ashtu do të jenë në ndihmë të qytetarëve”,- deklaroi zëdhënësja e KShZ-së, Arijeta Xhemaili.

Nga gjithsej 1.816.127 votues, në regjistrin zgjedhor nuk ndodhen të regjistruar 11.346, shumica e të cilëve sipas Entit për statistikë nuk kanë vendbanim, tha Arijeta Xhemali nga KShZ.

“Në bazë të shpjegimit prej statistikës shtetërore, 7107 persona nuk kanë vendbanim, 1418 persona janë të papërcaktuar, 1388 persona janë të hequr me rastin e vdekjes, si dhe persona të tjerë të cilët nuk i plotësojnë kushtet për të drejtën e votës së tyre. Të theksojmë se kjo listë zgjedhore nuk është përfundimtare dhe nuk është akoma e përfunduar, pra është në qasje publike, kështu që mund të pësojë edhe ndryshime të mëtejshme”,- u shpreh zëdhënësja e KShZ-së, Arijeta Xhemaili.

Ndryshe, prej sot deri më 4 shtator ka filluar edhe mbledhja e nënshkrimeve të grupit të votuesve që do të parashtrojnë kandidaturat e tyre nëpër komuna apo për qytetin e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat