Gruevski: Qeveria gabon nëse i rrit tatimet

Maqedonia

Gruevski: Qeveria gabon nëse i rrit tatimet

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 19:22
Ish kryeministri i vendit dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski

Ish kryeministri i vendit dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, gjatë vizitës së tij në Komunën e Ilindenit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ka thënë se pas disa informacioneve që posedon, qeveria pas zgjedhjeve lokale ka ndërmend që gradualisht t’i rrisë tatimet, duke filluar nga TVSH-ja, Tatimin personal e deri tek sigurimi shëndetësor dhe pensional, kjo sipas Gruevskit është një gabim i madh, pasi do të rikthehet ekonomia gri në vend.

“Nëse qeveria mendon se tatimet më të mëdha do të mbushin më teprë arkën shtetërore bën gabim të madh. Pasi me këtë nuk do të ketë asnjë rezultat, sepse një pjesë do të paguaj si duhet kurse një pjesë nuk do ta bëjë një gjë të tillë, do ta kthejë përsëri ekonominë gri.”, ka thënë Gruevski.

Ai më tej ka shtuar se kur VMRO-DPMNE-ja zbatoi zvogëlimin e tatimeve, arka e shtetit filloi që të mbushet, kështu që arka u shtua për 20% më shumë se sa ishte grumbulluar më parë.

“Ne kur i zvogëluam tatimet më 2007, në vitin e parë kur ne i zvogëluam në vend që të kemi më pak para në buxhet fituam 20 % para me shumë në buxhet.”, ka thënë lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat